Alban Ramosaj sapo dha idenë e një formati të ri dhe vetëm aty do të merrte pjesë – Shqip

by admin
Spread the love

Alban Ramosaj nuk ka ndërmend të marrë pjesë as në “Big Brother VIP Albania”, as në “Big Brother VIP Kosova”. I pyetur nga fansat, Albani e përjashtoi këtë mundësi teksa solli idenë e një format të ri me udhëtime.

“Asnjërën. Në rast se do të ishte një format i cili konsiston në udhëtimin nëpër botë, ekspozim në ambiente të ndryshme të natyrës së egër, edukim mbi mbijetesë (pse jo argëtim), kulturë, dialogje me individual të ndritur e që kanë dy tre fjalë për të thënë, të cilat shërbejnë që kolektivi jonë të rritet para dhe me jo të degradojë pas me toksicitet, atëhere po. Madje s’do doja as të paguhesha- do paguaja unë. Por ky është mendimi im, ë? Tani që po e mendoj, ko nuk e patenoj ti ide”, shkruan Albani.

You may also like