Alarmet për bombë në Gjykatën Kushtetuese dhe në Aeroport të rreme

by admin
Spread the love




Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme pas pranimit të një mesazhi në adresë elektronike me kërcënim për vendosjen e mjetit shpërthyes në Gjykatën Kushtetuese dhe në aeroportin e Shkupit dhe është konstatuar se bëhet fjalë për raporte të rreme.

“Menjëherë janë marrë masat e duhura nga punonjësit e policisë dhe janë kryer kontrolle të hollësishme nga ekipet për kontrolle antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, kumtuan nga MPB.


You may also like