Al Nassr synon një tjetër lojtar nga United, CR7 bashkohet me ish shokun e skuadrës

by admin
Spread the love

Klubi i Al Nassr synon të zgjerojë edhe më shumë organikën me lojtarë europianë.

Pas transferimit të bujshëm të Cristiano Ronaldos, tashmë për drejtuesit e klubit arab bëhet edhe më e lehtë për të bindur yjet europianë në perëndim të karrierës.

Objektivi i radhës në merkato për Al Nassr është një tjetër lojtar i Manchester United. Fjala është për Alex Telles i cili pas transferimit të Tyrell Malacia dhe rikthimit në formë të Luke Shaë, ka përfunduar jashtë planeve të trajnerit Erik ten Hag. Aktualisht, braziliani është i huazuar në radhët e Sevillas në Spanjë, por duke parë organikën drejtuesit e United nuk e kanë në plan ta rikthejnë në Old Trafford për sezonin e ardhshëm.

Në këtë formë, te Al Nassr kërkojnë të përfitojnë dhe ta bindin 30-vjeçarin që të bashkohet me CR7 në Arabi. Megjithatë, arabët duhet të mendojnë edhe për të mposhtur konkurrencën pasi për shërbimet e Telles është në garë edhe Galatasaray në Turqi. Vetë lojtari është në dyshime nëse do ta pranonte ofertën për të braktisur Europën pasi në këtë formë, do të firmoste edhe “lamtumirën” nga kombëtarja. Gjithsesi, paratë e sheikëve arabë mund të bëjnë diferencën dhe të joshin Telles për një eksperiencë ndryshe./ Shqip


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like