Akuzat për vrasjen e gazetarit, princi saudit fiton imunitet në SHBA!

by admin
Spread the love

Në një lëvizje që padyshim do t`i ngrohë marrëdhëniet e tensionuara amerikano-saudite, Shtetet e Bashkuara njoftuan se princi i kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman, gëzon imunitet ndaj padisë për vrasjen e Jamal Khashoggit.

Vrasja e editorialistit të njohur, njëherazi kritik i ashpër i Rijadit zyrtar, në konsullatën saudite në Stamboll tetorin e vitit 2018, shokoi mbarë botën. Asokohe, ishin pikërisht raportet e inteligjencës amerikane që treguan se vrasjen e kishte urdhëruar vetë bin Salmani, çka solli një acarim të relative mes dy vendeve.

Nga sa tregojnë dokumentet e gjykatës tani, Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se princi ka imunitet për shkak të rolit të ri si kryeministër i Arabisë Saudite. “Doktrina e imunitetit që kanë krerët e shtetit është e njohur sipas të drejtës ndërkombëtare zakonore”, deklaruan avokatët e DASH.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden sqaroi megjithatë se një vendim i tillë nuk nënkupton si bin Salman, që shtatorin e këtij viti u caktua kryeministër i Arabisë Saudite, është i pafajshëm.

Ai vetë gjithmonë e ka mohuar të ketë pasur gisht në vrasjen e bujshme. Në komentin e saj të parë ndaj vendimit të SHBA-së, e fejuara e Khashoggit, Hatice Cengiz, u shpreh përmes një postimi në Twitter se “Jamal vdiq sot për së dyti”.

Arabia Saudite e pati thënë dhe vetë se ish-kolumnisti Washington Post, është vrarë në një “operacion” të kryer nga një ekip agjentësh, të cilët janë dërguar në Stamboll për të bindur atë që të kthehet në mbretëri, por situata u kishte dalë nga kontrolli.


Top Channel

You may also like