Akuza tërësisht false, padi për shpifje ambasadorit King Smith – Shqip

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvillon një konferencë të posaçme për shtyp ku do të bëjë publik një raport në 2 gjuhë për “non gratën” nga Home Office britanik.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha ka thëën se akuzat janë tërësisht fallso dhe se sot ka gati atë që ai e quan “raporti i transparencës” për Sali Berishën.

Sali Berisha: Pothuajse 1 vit pasi “Home Office” më shpalli non-grata me akuza tërësisht fallso. Pas këtij vendimi, që e komunikoi në Parlament, Rama, unë deklarova se çdo gjë bazohet si në rastin e DASH në shipfje dhe trillime të diplomatëve britanikë në Tiranë. Pas këtij vendimi, kam paditur në gjykatë për shpifje ambasadorin King Smith dhe titullarin pa emër që kishte firmosur. Por sipas ligjeve britanike, duhet që para se unë të shkoja në gjykatë dhe të paraqisja padinë time, unë duhej të paraqisja një shkresë në Komisionin Administrativ. Ndaj dhe unë kam paraqitur në këtë raport për të ju njohur të gjitha këto dokumente. Ky mund të quhet “Raporti i transparencës” mbi shpalljen “non grata” të Berishës nga Home Office.

/tvklan.al

You may also like