Aktivisti për të drejtat e LGBTI-së, deputetes së VV-së: Shëromë nga kjo sëmundje

by admin
Spread the love

Aktivisti për të drejtat e LGBTI-së në Kosovë Lend Mustafa, i ka reaguar deputetës së Lëvizjes Vetëvendosje Labinotë Demi-Murtezi, e cila e quajti degjenerim moral dhe shthurje martesat e gjinive të njëjta.

Ajo madje tha se kjo është edhe sëmundje.

“Plotësimi i nevojave seksuale në forma të shthurura, në kundërshtim me natyrshmërinë e njeriut, përbën veprim që dëmton rëndë shëndetin publik, duke u bërë shkak i sëmundjeve të rënda dhe të pashërueshme siç është HIV. Duke qenë se në kuvend kemi shumë deputetë që vijnë nga sfera e shëndetësisë. I sfidoj të gjithë me radhë nëse kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë ajo.

Me këtë rast Mustafa e ftoi deputetën e VV-së që ta shërojë nga kjo sëmundje.

“E ftoj dhe inkurajoj deputetën Labinotë Demi-Murtezi të më shërojë nga kjo sëmundje, ashtu siç e kam sfiduar një “psikolog” nga Prizreni i cili është zhdukur nga faqja e dheut momentin që kam caktuar termin. Sëmundje më të rëndë se injoranca nuk ka miq”.

Deputetja e VV-së i quan degjenerim moral dhe shthurje martesat e gjinive të njëjta

You may also like