Aksion për grumbullimin e mjeteve për personat me nevoja të posaçme

by admin
Spread the love

Shoqata e personave me nevoja të veçanta “Sos Vita” ka filluar aksion për mbledhjen e mjeteve për nder të “Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta”. Aksioni ka nis 1 nëntori dhe do të përfundojë më 1 dhjetorë.

Kryetari i shoqatës  “Sos Vita”, Ertan Shakiri shprehet se  në mungesë të institucioneve kanë  vendosur që në rrugë të kërkojnë mjete nga qytetarët .

 ERTAN SHAKIRI, KRYETAR I SHOQATËS “SOS VITA”

Edhe sivjet e morëm këtë aksion për t’i ndihmuar personave me nevoja të veçanta për një jetë më të mirë, nuk kemi menduar se do të vjenë një ditë për personat me nevoja të veçanta që shekulli 21 mos t’i kenë gjërat elementare, kjo është e mjerueshme, ato janë të veçantë se edhe Zoti ka thënë “Kë e dua e sprovoj”, e pse institucionet me hesht në këtë rast, i thërras të gjithë të jenë për ditën ndërkombëtare të jenë një zemër, një shpirt human që të dalin të na përkrahin çdo komunë, çdo shoqatë dhe çdo institucion.

Shakiri sqaron se me paratë e mbledhura, do t’i ndihmojnë të gjithë personat me nevoja të veçanta dhe nëse arrijnë në shumën e paraparë, do të blejnë një autobus, që do ta shfrytëzojnë të gjithë personat me nevoja të veçanta.

Edhe Zhivko Milevski anëtar i kësaj shoqate thotë se po mundohen  për të mbledhur mjete që t’u ndihmojnë të gjithëve personat me nevoja të veçanta.

ZHIVKO MILEVSKI- ANëTAR I SHOQATËS “SOS VITA”

Ne mundohemi të dhurojmë dhe të mbledhim më shumë donacione, që të mund t’i sigurojmë ndihmë të gjithëve për gjërat që u mungon. Ne nuk bëjmë ndarje nacionale dhe fetare, ne të gjithve dëshirojmë t’u ndihmojmë dhe bëj apel ndaj të gjithëve qytetarëve të cilën dëshirojnë të na ndalin në ndihmë , që të mundemi t’u sigurojmë edhe atyre që nuk kanë karroca.

Ndërsa Xhelil Shkreta anëtar po i kësaj shoqate faleminderon nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme, të cilët siç tha ai i kanë ndihmuar pa hezituar fare.

XHELIL SHKRETA, ANËTAR I SHOQATËS “ SOS VITA”

“Faleminderit për fëmijët që  janë nëpër shkolla  të cilët na ndihmojnë më shumë se ato që janë nëpër xhamia, unë jam këtu afër xhamisë dhe nuk pashë asnjë nga besimtarë që vizitojnë xhaminë duke futur  para në pikën që kemi vendosur për t’i ndihmuar persona me nevoja të veçanta.”.

Nga “ SOS VITA” bëjnë të ditur se ka gjithsej katër pika ku bëhet grumbullimi i mjeteve. Të  gjitha janë në qytetin e Shkupit. Në ditët në vilim do të hapin edhe pika të tjera për grumbullimin e mjeteve. /SHENJA/

You may also like