Aksion i madh policor në Haraçinë, Hasanbeg, Kisella Vodë, Karposh dhe Shutkë, ka shumë të arrestuar

by admin
Spread the love




Policia ka arrestuar 15 persona të dyshuar për shpërndarjen dhe prodhimin e lëndëve narkotike. Ministria e Punëve të brendshme informoi se janë kryer bastisje në 27 lokacione në Haraçinë, Hasanbeg, Kisella Vodë, Karposh dhe Shuto Orizarë, ku janë arrestuar 15 të dyshuar ndërsa tre të tjerë ende janë në kërkim të arrestuarit janë nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se po kërkohen personat Z.N., E.SH. dhe SH.S., të gjithë nga Shkup. Gjatë kontrolleve në disa lokacione janë gjetur dhe konfiskuar kokainë dhe marihuanë, të cilat janë lëndë e mjekësisë ligjore, municione luftarake, një armë, automjete për pasagjerë, një sasi e madhe e devizave dhe parave në denarë, telefona celularë. Nga MPB informojnë se është ngritur padi kundër 18 personave nga Shkupi të cilët akuzohen për prodhim dhe tregtim të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve si dhe për ndërmjetësimit dhe tregtimit të paautorizuar të armëve apo lëndëve shpërthyese.
Gjatë hetimeve të kryera penale, u konstatua se qëllimi i formimit të tre grupeve të organizuara kriminale është përfitimi i dobive pasurore të kundërligjshme si rezultat i krimeve të kryera, si dhe gjatë hetimeve janë dokumentuar shitja e lëndëve narkotike, armëve dhe municionit.
Sipas policisë një grup prej 8 personave është marrë me drogë të cilën e kanë fshehur në fshatin singiliç, ndërsa një gram kokainë është shitur nga 4 500 deri më 6 000 mijë denarë. Grupi tjetër është
Grupi tjetër I përbërë nga 10 persona është marrë me prodhimin dhe shitjen e armëve. Policia sqaroi se organizatori B.A. nga një person nga Kosova ka marrë në mënyrë të paligjshme automatikun kallashnikov të kalibrit 7.62 mm dhe në disa raste nga D.A., pronar i poligonit në Shkup dhe nga A.S., menaxher i poligonit të qitjes, në mënyrë të paligjshme ka marrë një sasi të madhe municioni një mijë e 100 fishekë të kalibreve të ndryshme. Për ruajtjen dhe shitjen e armëve, organizatori ka punësuar disa persona të cilët I kanë shitur nga 1 mijë euro. /SHENJA/


You may also like