Aksidenti tragjik i mori jetën dhjetëra personave/ Lihet në burg pa afat përgjegjësi i stacionit të trenit në Larisa të Greqisë

by admin
Spread the love

Gjykata e Larisës vendosi ta lërë në burg pa afat përgjegjësin e stacionit të trenit të Larisës Vasilios Samaras, i cili akuzohet si shkaktar i tragjedisë së tempit ku humbën jetën më tepër se 57 persona, mes të cilëve edhe 6 shtetas me origjinë shqiptare.

Sipas vendimit të kësaj gjykate, Samaras do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve.
Ai akuzohet për disa vepra të rënda penale të cilat parashikojnë 10 vjet burgim deri në burgim të përjetshëm.

Më herët avokati i tij njoftoj se Samaras pranon pjesën e fajit që i përket, por jo përgjegjësinë për mungesat e pajisjeve dhe sisteme të sigurisë në hekurudhat greke.

Ndërkohë është pezulluar nga detyra shefi i seksionit të trajnimeve në hekurudhat greke, i cili akuzohet se ka vendosur në detyrë Samaras pa qenë i aftë për ta bërë këtë,ndërsa emërimi i tij në këtë post,ka marrë edhe përmasa politike, pasi emërimi i Samaras në postin e përgjegjësit të stacionit të trenit në Larisa,është kryer falë ndërhyrjes së një deputeteje të Partisë Konservatore e cila qeveris vendin këto 4 vitet e fundit.

Samaras u emërua në detyrë pa përmbushur kushtet siç ishte eksperienca në detyrë,trajnimet e duhura, nuk kishte arsimin përkatës dhe nuk kishte kaluar në testet e nevojshme për të pasur një detyrë të tillë. Vlen të përmendet se Samaras ishte emëruar fillimisht si punonjës ngarkim bagazhesh në hekurudhat greke, e më tej falë ndërhyrjeve politike kishte marrë detyra të ndryshme të cilat kulmuan me emërimin e tij në postin e përgjegjësit të stacionit më të rëndësishëm hekurudhor të vendit.

Stacioni i Larisës përballon trafikun më të madh hekurudhor në vend, pasi Larisa është nyja më e madhe hekurudhore e Greqisë.


Top Channel

You may also like