Aksidenti i trenave në Greqi, bota solidarizohet me popullin grek

by admin
Spread the love

Pamjet me dronë të aksidentit të trenave në Greqi kanë shpalosur përpara syve të botës në mënyrën më të dhimbshme përmasat e tragjedisë që kushtoi dhjetëra jetë njerëzish, mes të cilëve shumë të rinj, por edhe fëmijë.

Dy trenat, njëri pasagjerësh, tjetri mallrash gjendeshin në itinerarin mes Athinës dhe Selanikut. Aksidenti ndodhi pranë qytetit të Larisës. Fuqia e madhe e përplasjes fatale ka bërë që disa vagonë të dalin nga shinat e dy prej tyre të përfshiheshin nga flakët.

Thuhet se mes personave që ndodheshin në vagonët e para, nuk ka të mbijetuar. Mesazhet e solidarizimit me Greqinë në këtë moment të vështirë të saj, kanë vërshuar nga e gjithë bota teksa qeveria greke shpalli tre ditë zije kombëtare dhe flamujt, nga sot janë ulur në gjysmë-shtizë.

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se “ne jemi të gjithë me ju”.

“Mendimet e mia janë me popullin e Greqisë pas aksidentit të tmerrshëm të trenit pranë Larisës që mori kaq shumë jetë njerëzish. E gjithë Europa mban zi me ju. I uroj shërim të shpejtë të lënduarve”, shkroi ajo në Twitter.

Po përmes rrjeteve sociale, ministrja e jashtme franceze Catherine Colonna përcolli të gjithë pikëllimin e saj për “aksidentin e tmerrshme pranë Larisës.

“Zemra ime është me popullin grek, ngushëllimet e mia më të thella për viktimat”, u shpreh ajo.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel gjithashtu shprehu keqardhjen e tij të tillë për këtë fatkeqësi, që deri tani të paktën, duket të ketë qenë pasojë e një gabimi njerëzor.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjithashtu përcolli ngushëllimet e saj për humbjen tragjike të jetës pas këtij aksidentit të tmerrshëm, e kryeministri Albin Kurti theksoi se iu thye zemra nga ky lajm.

“Kosova qëndron pranë Greqisë pas kësaj tragjedie dhe populli i Greqisë është në mendimet dhe lutjet tona”, ka shkruar ai.


Top Channel

You may also like