Aksident i frikshëm në “Dakar Rally”, piloti spanjoll përfundon në koma

by admin
Spread the love

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në garat e 2024 Dakar Rally, me Carles Falcon që pësoi një aksident të rëndë në kilometrin 448.

Gjendja e spanjollit u shfaq menjëherë shumë e rëndë, duke bërë që të dërgohej me helikopter në spitalin Al Duwadimi përpara se të transferohej në spitalin e Riadit.
Nga njoftimi zyrtar për shtyp i organizatorit të Dakar Rally 2024 bëhet me dije se gjendja e Carles Falcon është e rëndë, ndërsa priten zhvillime të tjera për të mësuar se cili do të jetë fati i tij.

“Carles Falcon pësoi një aksident të rëndë, aq sa u mbajt në jetë me masazh të menjëhershëm kardiak përpara se të mund ta transferonte në spital në Al Duvadimi. Piloti u rrëzua keq dhe goditi kokën në aksident, ndërsa kur mbërriti në spital mjekët gjetën menjëherë një edemë cerebrale, duke e operuar në mënyrë urgjente në kokë, ndërsa aktualisht Carles Falcon ndodhet në gjendje kome. Gjatë natës ai u transferua në spitalin e Riadit ku do të kalojë të paktën javën e ardhshme në pritje të zhvillimeve të mëtejshme. Testet zbuluan gjithashtu një frakturë të vertebrës C2, ose thënë ndryshe një nga rruazat e qafë, e cila do të trajtohet në spitalin e kryeqytetit saudit”,bëhet me dijë në njoftimin për shtyp./ h.ll/abcnews.al

You may also like