Ajo donte famë, me Serbinë dhamë gjithçka – Shqip

by admin
Spread the love

Granit Xhaka po kalon një sezon shumë të ngarkuar, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Mesfushori me origjinë shqiptare është lojtari më i mirë këtë sezon për Arsenal dhe gjithashtu lider me Zvicrën në Botëror. Në një intervistë për Keystone-SDA, kapiteni helvetëve është zbërthyer për të gjitha ndodhitë e këtij sezoni ku nuk kursen debatin me aktivisten kosovare dhe aventurën e tij në Botëror.

Humbja me Portugalinë?
M’u deshën disa ditë për t’u mësuar me rezultatin. Ishte ndeshje e çuditshme. Portugezët vrapuan 10 kilometra më shumë, ishin mnë të freskët. Kishin bërë tetë zëvëndësime nga ndeshja e fundit ndërsa ne kishim lojtarë të dëmtuar, pra pak opsione. Ndaj Serbisë dhamë gjithçka dhe kjo na kushtoi në energji dhe në aspektin mental.

Aventura në Kupën e Botës?
Ndeshaj hapëse me Kamerunin ishe në rregul. Nëse do luanim aq fort me Brazilin ndoshta nuk do dilnim mirë me Serbinë. Me Serbinë bëmë një ndeshej të madhe, më mirë se ajo në Rusi sipas meje.

Shiriti i kapitenit?
Nuk kam lindur kapiten, shirit nuk është thejshtë pas një loje të mirë. Janë vite pune të palodhur dhe të ndershme. Gjatë karrierës kam hequr shumë gurë të mëdhenj nga rruga.

Askush nuk mund të më thotë se nuk kam bërë mjaftueshëm. Jam krenar për udhëtimin tim. Ekspertët nuk duhet të harrojnë dicka: Në futboll gjithcka vendoset në fushë dhe jo në studio televizive.

Debati i babait me aktivisten kosovare?
Ajo donte të tërhiqte vëmendje. Përdori fjalë të ashpra ndaj meje. Nuk doja të komentoja vetë por babai im u fut në kontakt. Ngjarja u bë më e madhe se ç’ishte nevoja. Katër apo pesë vite më parë kjo ngjarje do më rëndonte ndërsa tani përpiqem të rishikoj cdo gjë.

You may also like