Agjenti i Osimhen: Zgjodhëm Napolin që ai të rritet, të gjithë janë të kënaqur  

by admin
Spread the love

Roberto Calenda, agjenti i Victor Osimhen foli për Radio Marte ku analizoi edhe situatën e lojtarit të tij. Ai tha ndër të tjera se Napolin e zgjodhën për rritjen e lojtarit, ndërsa pyetjeve për të ardhmen iu shmang me përgjigjen se aktualisht po mendon vetëm të mbyllë sezonin.

“Victor e tregoi veten që nga dita e parë. Spalletti në fakt i përmirëson lojtarët, ai punon shumë në fushë, është shumë i vëmendshëm ndaj karakteristikave të secilit lojtar. Osimhen është i ri, me këshillat e mara ka edhe një përmirësim statistikor.

Të gjithë janë shumë të kënaqur me mënyrën se si po shkojnë gjërat. Napoli është një zgjedhje e synuar për rritjen e tij teknike dhe si njeri. Futbolli ynë nuk po kalon një moment të mirë, por është gjithmonë futboll taktik, ka trajnerë të mirë si Spalletti.

Kalimi në Itali është një rrugë e rëndësishme rritjeje për çdo të huaj. Osimhen është i fokusuar, dëshiron të fitojë dhe të gjithë e kemi parë lidhjen e tij me skuadrën, se si lufton për çdo top. Tani ai luan në një ekip të fortë. Gazetat me të drejtë duhet të mbushen dhe të shkruajnë për të.

Edhe ata që nuk marrin vesh nga futbolli, nëse do të pyeteshin për emra sulmuesish, do të thoshin edhe atë të Osimhen. Victor është një lojtar i Napolit dhe tani e presin 7 finale. Fokusin kryesor e kemi te ky sezon”. /oversport.tv

Foto: SSC Napoli, Facebook

You may also like