Ageler: Nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese do të këtë mëdyshje nëse Maqedonia është e përkushtuar në rrugën euroatlantike

by admin
Spread the love

Ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler, e pyetur të komentojë deklaratat e senatorit Kris Marfi, i cili ditë më parë tha se për të ruajtur marrëdhëniet e mira Maqedonia e Veriut me SHBA-në, duhet t’i realizojë ndryshimet kushtetuese, tha se nuk dëshiron të interpretojë deklarata e senatorit.
Ageler thotë se senatori ishte i qartë dhe se nëse nuk arrihen ndryshimet kushtetuese, me siguri se në SHBA zyrtarët do të kërkojnë sqarime.
“Nuk dua ta interpretojë atë që e tha senatori, besoj që ishte shumë shumë i qartë. Unë isha me të në të gjithë bisedat e tij. Mendoj se poenta e tij ishte një poentë e rëndësishme që nëse deri në fund të vitit nuk merren vendimet e vështira për të hapëruar përpara në integrimin euroatlantik, do të ketë prej atyre në SHBA, në Shtëpinë e Bardhë, në Capitol Hill, ligjvënësit tanë, që do të kenë mëdyshje nëse ky vend është plotësisht i përkushtuar në rrugën euroatlantike, që mendoj se është e fuqishme përmes anëtarësimit në NATO, që është shumë me rëndësi”, tha Ageler.

MARKETING



You may also like