Afati i dokumentave, Pendarovski: Qeveria po i poshtëron qytetarët!

by admin
Spread the love

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski e ka kritikuar afatin për ndërrimin e dokumenteve personale deri në fund të shkurtit. Sipas presidentit, ky vendim ka shkaktuar kaos, malltretim dhe poshtërim të turpshëm të qytetarëve. Kjo për arsye të tollovive të shkaktuara nëpër sportelet e MPB-së, pasi afati i fundit është 12 shkurti i këtij viti. Ndërrimi i dokumenteve për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut bëhet për shkak të ndryshimit të emrit të shtetit.

Në një intervistë në Sitel, Pendarovski propozoi vazhdimin e afatit për nxjerrjen e tyre.

“Së pari, është një poshtërim i turpshëm i qytetarëve maqedonas. Dhe e panevojshme. Së dyti, këtë ua propozova të paktën dy ministrave në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut – me një ndërhyrje të shpejtë në dy ligje – ligjin për letërnjoftimet dhe ligjin për dokumentet e udhëtimit, dhe nëse është e nevojshme ligji për sigurinë në komunikacionin rrugor. Ajo bëhet në një pasdite, e dimë që mund të bëhet në një pasdite, nuk ka pse të jetë me flamur evropian. Do t’i ndryshojmë ato dy ligje, do ta zgjasim afatin, në vend që shkurti të jetë shtator-tetor, paraprakisht do t’i informojmë grekët se nuk kemi ndërmend të ikim nga obligimet nga Marrëveshja e Prespës”, ​​tha presidenti Pendarovski.

MARKETING



You may also like