AF Elbasani përmbys Apoloninë dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

by admin
Spread the love

AF Elbasani fiton me përmbysje ndaj Apolonisë, në takimin e javës së katërt të Kategorisë së Parë, në “Elbasan Arena”.

Ishin miqtë ata që zhbllokuan sfidën me Trifonin në minutën e 4’, ndërsa vetëm dy minuta më pas Maksuti dyfishoi avantazhin e fierakëve.

Vendasit tentuan të reagonin dhe në minutën e 18’ Karakaçi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 1-2.

Fraksioni i dytë foli për AF Elbasani, me Kasën që barazoi në minutën e 63’. Ndërsa në minutën e 90+6’ ishte po Kasa ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës, duke përmbysur rezultatin.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 3-2 me AF Elbasani që kryeson me dhjetë pikë, teksa Apolonia renditet në vend të katërt me shtatë pikë.


Top Channel

You may also like