Aeroplanmbajtësja amerikane “USS Truman” testohet në Mesdhe

by admin
Spread the love

Aeroplanmbajtësja amerikane, USS Truman, ka vazhduar ushtrimet e përbashkëta me Francën dhe Italinë në pjesën qendrore të Detit Mesdhe, raporton agjencia AP. 

Ushtrimet janë mbajtur nën mbikëqyrjen e NATO-s dhe kanë për qëllim testimin e kapaciteteve luftarake për pjesën lindore të Evropës. Aeroplanmbajtëset amerikane kanë patrulluar edhe në Detet Adriatik, Jon dhe Egje.

Luftanijet në këtë pjesë janë duke patrulluar kufirin rumun me Ukrainën. Masat e patrullimit ajror janë prezantuar në vitin 2014 kur Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina. Në vitet e fundit, aeroplanmbajtësja amerikane USS Truman ka operuar në disa konflikte në Lindjen e Mesme.

Grupi sulmues Truman ka në përbërje pesë anije. Me këtë grup operojnë 6 mijë marinarë amerikanë. Aeroplanmbajtësja u nis nga Virginia më 1 dhjetor ndërkaq në Detin Mesdhe ka arritur 13 ditë më vonë.

Rruga Press

You may also like