Adriano nuk ndryshon kurrë, festoi 40-vjetorin me të dashurën… 20 vjet më të re

by admin
Spread the love

Ai sapo ka mbushur 40 vjeç, por një përvojë e pasur në fushë dhe jashtë saj është e pakrahasueshme.

Ish-sulmuesi brazilian Adriano do të mbahet mend si lojtari që humbi talentin mes alkolit, depresionit dhe problemeve jashtë futbollit. Por, ish-qendërsulmuesi i Interit me siguri nuk mund të ankohet se nuk e ka shijuar plotësisht famën e tij…

Adriano festoi ditëlindjen e tij të 40-të dhe këtë e bëri në shoqëri të shkëlqyer. Braziliani në fakt e ka ndarë ditëlindjen me atë që në Brazil e quan si partneren e tij të re, Ceu Oliveira. Vajza, studente e infermierisë, është 21 vjeç: pak më shumë se gjysma e moshës së ish-sulmuesit të Interit. Çifti u fotografua nga tabloidët teksa mbërriti në Sao Paulo rreth një javë më parë me avionin privat të ish-futbollistit.

21-vjeçarja ka postuar në Instagram një story në shoqërinë e ish-yllit të Interit, duke shkruar: “Të uroj gjithë lumturinë në botë. Gëzuar ditëlindjen”. Mediat braziliane e cilësojnë vajzën, si të dashurën e re të Adrianos.

You may also like