Admirim Aliti: Me ndryshimet Ligjor, bllokojmë mundësitë që partitë të punësojnë kuadrot e vet të pakualifikuar

by admin
Spread the love




Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Haliti, ka deklaruar se me ndryshimet ligjore në Ligjin për të Punësuarit në Sektorin Publike dhe Ligjin për Nëpunës Administrativ synojnë depolitizimin e administratës dhe rritjen e transparencës.

Ai tha se propozimet për ndryshime ligjore janë marrë nga praktika vendeve të BE-së.

“Me këto dy Ligje tani që i propozojmë mendojmë se japim kontribut të madh në departizimin e administratës publike sepse çdo punësim do të jetë transparent dhe kemi vendosur mekanizma me të cilët e bllokojmë mundësinë që partitë politike t’i vendosin njerëzit e vetë të cilët janë të pakualifikuar për t’u futur në administratën publike”, tha Haliti.

Ai shtoi se nëse Ligji kalon në këtë formë, atëherë do të jepet një kontribut i madh në bërjen e administratës publike të ngjashme me shumë shtete në BE.

Haliti tha se nuk përbën problem nëse persona të caktuar i përkasin ndonjë strukture politike, por, problemi është në parandalimin e pranimit në punë të personave të pakualifikuar.

“Unë jam i partisë Alternativa, prej fillimit e kemi promovuar idenë që në administratën publike duhet të punësohen njerëz të kualifikuar. Pra, kandidatët nuk është problem nëse i takojnë ndonjë partie politike, por është problem nëse një njeri i pakualifikuar pranohet në ndonjë vend  të punës vetëm se i takon ndonjë partie politike. Këtë e kemi pranuar prej në fillim me të njëjtën qasje, edhe unë si ministër por edhe kabineti im, tani punojmë”, deklaroi ministri Admirim Haliti.


You may also like