Administratori i Milanit, Furlani: Asgjë për të fshehur, po bashkëpunojmë për hetimin

by admin
Spread the love

Edhe pse lajmet për hetimin mbi shitjen e klubit vazhdojnë, në ambientet kuqezi klima duket e qetë. Pas darkës treshe mes trajnerit Pioli, drejtorët Ibrahimoviç e Monkada dhe administratorit Furlani, ky i fundit ka marrë pjesë edhe në drekën e zakonshme që klubet organizojnë përpara ndeshjeve.

Shumëkush e ka parë si sinjal të mëtejshëm sigurie pavarësisht se emri i Furlanit është në listën e të hetuarve. Pavarësisht situatës, drejtuesi i lartë kuqezi ka dashur të ndjekë nga afër ndeshjen e skuadrës në Pragë, madje së bashku me të kanë qenë drejtori komercial Maike Otëll dhe shefi i financave Roberto Mazi. Nga ana e Furlanit, nuk kanë munduar batutat me gazetarët të cilët e kanë pyetur mbi hetimet.

“Siç e shikoni jam ende pranë skuadrës dhe erdha në Pragë për të parë ndeshjen”, ka deklaruar me humor administratori i “Djallit”. Më pas, i rikthyer në seriozitet, ai ka shpjeguar: “Ka një hetim për pronësinë e Milanit. Faktet janë të thjeshta:

Klubi është në pronësi të “RedBird”, siç është thënë disa herë. Autoritetet mund të hetojnë, kemi bashkëpunuar me ta duke u dhënë të gjithë informacionin që kanë kërkuar. Unë si drejtues dhe bashkëpunëtorët e mi jemi të fokusuar në punën tonë, që është të sigurohemi që Milani të jetë i suksesshëm dhe që tifozët të jenë krenarë për klubin e tyre”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like