Administrata Gjyqësore në protestë – kërkojnë paga më të larta! – Shqip

by admin
Spread the love

RRITJE TË PAGAVE PËR 78% DHE KTHIMIN E SHTESAVE TË PAGAVE

Anëtarë të Sindikatës së Punonjësve në administratën gjyqësore nga I gjithë vendi protestuan në Shkup, duke kërkuar rritjen e pagave për 78% dhe kthimin e shtesave të pagave.

Protesta nisi para ndërtesës së Sindikatës, vazhdoi me tubime para Kuvendit, Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë.

“Sikur t`i marrim rritjet prej 78%, askush nga këta punonjës nuk do ta tejkalojë pagën mesatare në vend, vetëm se do të afrohet. Puna nëpër gjykata është ekipore dhe nëse njëri nuk e kryen punën, gjykatësi nuk mund ta sjell aktvendimin” – tha Trpe Deanoski, sindikata.

Nga 27 shtatori në grevë janë punonjësit në Prokuroritë. Edhe ata kërkojnë rritje të pagave për 78% dhe kthimin e shtesave të pagave prej 35&. Greva do të zgjasë deri në realizimin e kërkesave.

Marsh proteste nga Gjykata Penale – Shkup deri te Ministria e Financave organizoi edhe Sindikata e pavarur e administrës gjyqësore dhe Sindikata e policisë së burgut. /KlanMacedonia/

You may also like