Açerbi: Janë rivalët që duhet t’i tremben Interit në Champions

by admin
Spread the love

Françesko Açerbi vazh don të jetë një nga pikat më të forta të Interit dhe pavarësisht renditjes në vendin e dytë të grupit D në Ligën e Kampioneve, mbrojtësi mendon se Interi i ka të gjitha shanset për të shkuar më tej në këtë kompeticion.

Si e prisni ecurinë e Interit pas vendit të dytë në grup?

Real Sociedadi ka luajtur një ndeshje të shkëlqye, por sigurisht që ne mund të kishim bërë diçka më shumë. Nuk kam pasur asgjë për t’u thënë shokëve të mi të skuadrës edhe pse është e vërtetë që fakti që barazuam 0-0 në shtëpi, do të thotë që nuk kemi bërë mjaftueshëm. E mbyllëm fazën e grupeve në vendin e dytë dhe e dimë që do të gjejmë skuadra shumë të vështira përballë. Gjithsesi, mendoj se edhe ato skuadra do të kenë frikë që do të kenë Interin përballë. Herët a vonë duhet t’i takonim dhe kjo është gjë e mirë.

Me cilin ekip nuk do të dëshironit të takoheshit?

Jo, nuk po mendojmë për këtë. Pastaj do të shohim çfarë do të rezervojë shorti. Janë të gjitha skuadra të mëdha, njëri është po aq i mirë sa tjetri.

Zomeri vazhdon të paraqitet mirë.

Zomer është një portier i shkëlqyer, i përqendruar, me vetëbesim dhe gjithmonë shumë aktiv në lojë. Për sa i përket përqendrimit që ruan në fushën e lojës nuk ka asgjë për t’i pasur zili askujt.

Jeni vazhdimisht në krye në lidhje me performancën, cili është sekreti juaj?

Përpiqem të jem mirë fizikisht, të bëjë një jetë të rregullt dhe të shkoj përtej lodhjes duke u motivuar. Mundohem t’i jap vetes dëshirën për të kapërcyer lodhjen, ndikon fiziku në lojë, por edhe faktori mendor. Mundohem të jem gjithmonë i fortë në këtë drejtim.

Deri ku mund të arrijë ky ekip?

Kjo skuadër mund të shkojë larg, siç kemi treguar gjithmonë. Nëse qëndrojmë të përulur siç bëmë, si ekip, mund të shkojmë larg. Deri tani jemi një ekip dhe luftojmë për të gjithë objektivat.

Tani ju pret Lacio. Si e keni parë Interin?

Interi është një ekip i fortë, këtë vit kemi pasur ndryshime në skuadër dhe kanë qenë ndryshime me vlerë, sepse kushdo që aktivizohet bën mirë. Nuk është e lehtë as për ata që qëndrojnë në pankinë, të gjithë do të donin të luanin dhe të gjithë e meritojnë. Por trajneri bën zgjedhjet e tij dhe kushdo që hyn, bën gjithmonë bën mirë. Kjo do të thotë se mentaliteti është i duhuri.

Përgatiti: NISLI GJINI- PANORAMASPORT.AL

 

You may also like