“Abissnet Superiore” në Oversport dhe Tibo/ Laçi-Bylis dhe Partizani-Erzeni mbyllin javën e katërt

by admin
Spread the love

Do të luhen sot edhe dy sfidat e fundit të javës së katërt të “Abissnet Superiore” të cilat do të keni mundësi t’i ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. Dita do të nisë në orën 15:00 me sfidën midis Laçit dhe Bylisit.

Kurbinasit kërkojnë të rikthehen te fitorja pas dy humbjeve në ndeshjet e fundit dhe Bylisi mund të jetë “preja” për të rigjetur moralin. Megjithatë, asgjë nuk është e lehtë kundër ekipit të Bellait që ka bërë një start relativisht të sezonit ku është mposhtur vetëm nga Partizani kryesues.

Pikërisht Partizani do të zhvillojë ndeshjen përmbyllëse të javës së katërt përballë Erzenit. “Demat” kërkojnë të vazhdojnë startin fantastik të sezonit dhe duke nisur nga ora 17:45, do të kërkojnë fitoren e tyre të katërt në po kaq javë. Përballë do të kenë një ekip aspak të lehtë, pasi në tre javët e para të kampionatit, Erzeni mbetet ende i pamposhtur. /oversport.tv

You may also like