Abilaliaj në krye të Partizanit, presidenti Demi: Ja e vërteta me Orges Shehin

by admin
Spread the love

Arbër Abilaliaj do të jetë trajneri i Partizanit në vazhdim. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti Gaz Demi me anë të një konference për mediat. Ai u ndal dhe te dnjë kandidaturë tjetër, Orges Shehi, duke shpjeguar se si qëndron e vërteta.

“Ka një javë që ka qenë ky moment, por Arbëri ka qenë i zënë me disa lojtarë.

Nuk mund të them që ja mbusha mendjen, por me diskutimet që kemi bërë, me kohezion pozitiv, arritëm në përfundimin që t’i mbyllnim njëherë e mirë të gjitha fjalët. Arbëri mendoj se e ka pranuar me kënaqësi.

Është një punë që do e vështirësojë. E ka marrë përsipër që t’i heqë disa orë familjes e të merret ca më shumë me Partizanin. Koha do ta tregojë si do shkojë.

Shehi? Stafi dhe Arbëri janë marrë me disa trajnerë, që më kanë sjellë dhe propozime.

Ka pasur edhe personalitet që na kanë ardhur në Tiranë. Ne menduam gjithmonë,  që t’i shohim gjërat me qetësi dhe arritëm te ky përfundim. Trajneri ta vazhdojë punën meqë e ka nisur projektin që në fillim. Nuk ka qenë vërtet trajneri i parë, por ka qenë drejtori sportiv.

Ka qenë gjithmonë me ekipin dhe ramë dakord që kjo punë të vazhdojë. Pastaj me emra të përveçëm unë di çfarë më ka thënë Arbëri që është në diskutime, por këto janë të gjitha biseda që janë bërë. Përfundimi është ky që Arbëri është trajneri i Partizanit, ai do përgjigjet dhe si trajner dhe si drejtor sportiv.

Karlos Dunga? Këto janë kandidaturat e gazetave. Është burrë i madh, me respekt shumë, por unë kur e kam dëgjuar sot në mëngjes jam habitur nga dalin këto. Është hera e parë që e kemi dëgjuar sot”, u shpreh presidenti Demi

You may also like