AAK-ja kundërshton kategorikisht rritjen e çmimit të energjisë elektrike

by admin
Spread the love

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se paralajmërimi i qeverisë së Kosovës për rritjet e çmimit të energjisë elektrike, ka shokuar të gjithë qytetarët dhe përgjithësisht sektorin e biznesit në vend.

Lekaj, në një konferencë për media, listoi edhe disa arsye pse AAK-ja mendon se nuk duhet të ndodhë rritja e çmimit të energjisë elektrike, njofton Klankosova.tv.

“Duke marre parasysh subvencionet e ndara nga qeveria vitin e kaluar për zbutjen e ndikimit të rritjes së çmimit të energjisë, nuk shihet e arsyeshme te ketë rritje të dytë të çmimit dhe aq më pak të ndodhë të ketë rritje në vlerë prej14%. Madje ne kemi pritur ulje apo kthim të çmimit të tarifave të vjetra, e jo rritje të dytë”.

“Qeveria Kurti vitin e kaluar subvencionoi bizneset, ndërsa konsumatorëve familjar pavarësisht subvencionit ju rriten tarifat për më shumë se 100%. Pra, pësuan shumica e qytetarëve, sepse zgjidhjet nuk ishin adekuate”.

“KEK-u është në gjendje stabile, ku ka eksportuar miliona euro energji, dhe nëse kjo energji e eksportuar nga KEK-u nuk zbërthehet në të mirë të qytetarëve, cila është arsyeja e rritjes së çmimit të energjisë”.

“Dhe katër jemi në stinën e pranverës në fillim të vitit 2023 dhe Qeveria ka hapësirën kohore e buxhetore që të lidhë marrëveshje me shtetet fqinje për shit-blerje të energjisë, dhe që përmes mirëmbajtjeve, renovimit dhe rregullimit të gjeneratorëve e sistemit elektro-energjetik, të krijojë stabilitet shtetëror, ku Kosova do të sigurohet në aspektin e energjisë për vitin 2023-2024”, tha Lekaj.

Mes tjerash, Lekaj ka thënë se me të drejtë shtrohet pyetja jonë si përfaqësues të popullit se cila është arsyeja e propozimit nga qeveria dhe ZRrE-së për rritje të çmimit?

“Qeveria duhet ta dijë që qytetarët e vendit janë të lodhur nga shtrenjtimi i secilit artikull dhe jetesa është bërë e vështirë, ku një familje nuk po mundet ta sigurojë as shportën familjare. Vetëm të mendosh edhe një rritje tjetër te çmimit te energjisë nuk është normale dhe as e arsyeshme”.

“Nëse ndodh kjo rritje, qytetarin e vendos në varfëri te skajshme dhe në luftë për ekzistencë e mbijetesë. Nëse ndodhë kjo rritje, atëherë qëllimshëm po nxitet dhe stimulohet edhe më shumë ikja e qytetarëve nga vendi”, është shprehur Lekaj.

Ai tha se AAK-ja është kategorik kundër dhe nuk do të lejojnë rritjen e çmimit.

“Prandaj, mbi këto që thashë, ne si AAK jemi kategorik kundër kësaj rritje dhe nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë”, ka përfunduar Lekaj.

You may also like