A u manipuluan zgjedhjet në FRPD? Xhaferri: Përbaltje ndaj djersës time, etiketimi që unë jam kandidat i Këlliçit më dëmtoi imazhin

by admin
Spread the love

Kryetari i sapo zgjedhur i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, në një lidhje me Skype me “Radari Informativ” në Abc të gazetares, Juli Xhokaxhi, ka komentuar akuzat e hedhur ndaj tij për manipulim zgjedhjesh dhe ndërhyrje politike.

Xhaferri tha në Abc se në FRPD fitoi platforma e tij, ndërsa shtoi se kandidatët e tjerë vepruan gabim , pasi mund të kishin konkurruar në të njëjtën platformë nëse donin ta mundnin.

I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi rreth akuzave se ai ka marrë mbështetjen politike të deputetit Belind Këlliçi, Xhaferri tha se këto deklarata më shumë e kanë dëmtuar.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Edhe në këtë garë mes të rinjve pati akuza për manipulimin e votave. Nuk dua të ndalem shumë gjatë në akuzat për manipulim të zgjedhjeve të Forumit rinor, dua të flas për të ardhëm për aksionin politike. Besart u akuzat për manipulim të votave, ndërhyrje, mbështetje nga deputeti Belind Këliçi, çfarë ndodhi realisht?

Xhaferri: Këto janë akuza të porositura. Një akuzë ishte se është garë e paracaktuar. Më shumë se një garë e paracaktuar kam ndjerë një kontestim të paracaktuar. Patjetër që çdo garë ka kontestime, ka debat. Lajmi i mirë për shqiptarët është se vetëm për PD ka gara kur në fund kontestohet. Që të qartësojmë publikun është një garë ku unë kam fituar 55% të votave. Avantazhi im është se unë kisha përballë 5 kandidatë të cilët nëse do ishin në një front mund të më kishin rrezikuar. Por është dhe një përbaltje ndaj garës time, djersës time, por dhe ekipit tim në të gjithë Shqipërinë. Megjithatë unë u shtrij dorën konkurrentëve të mi për të ardhmen.

Xhokaxhi: Më bëri përshtypje ajo që ju thatë se forcat e tjera politike nuk kanë garë të brendshme, ne kmei. Por akuzat nuk vijnë nga forcat e tjera politike, por nga brenda PD?

Xhaferri: Ne jemi të gatshëm t’iua afrojmë këtë ushqim. U them se në çdo proces do të ketë kontenstime, por pas kësaj PD do të dalë e bashkuar, e vetmja çarje ka ardhur në 9 shtator, pasi nuk kishte garë, por ishte ndarje rrugës për demokratët, ku disa shkuan pas fasadës se non-grata do na çojë në katastrofë, disa të tjerë ndoqën rrugën se me.

Xhokaxhi: A ke patur gjatë garës së FRPD-së mbështetje apo investim nga zyrtarë të lartë të PD, emri i përmendur është Belind Këlliçi?

Xhaferri: Sulmi ndaj Këlliçit ka filluar pa dalë ende emri im në garë. Pastaj mua kjo vetëm më ka dëmtuar, nuk më ka ndihmuar. Etiketimi që unë jam kandidat i zotit Këlliçi më ka dëmtuar, pasi ka ulur imazhin tim apo kontributin tim në FRPD. Unë jam prej 7 vitesh anëtar i kryesisë së FRPD. Kam kontributet e mia të cilat i kam kryer në mënyrë fanatike dhe vetëmohuese. Unë jam nga ata personazhe që nuk kërkoj vëmendje, por kam kërkuar që të jem pjesë e garës. Nëse ka një lobim në këtë garë ka qenë kundër jo pro meje.

Xhokaxhi: Si qëndron e vërteta për çregjistrimet apo regjistrimet e rja në FRPD?

Xhaferri: Është një vjedhje e database të forumit rinor kur u bastis zyra e kryetarit. Nëse ndodh kjo brenda partisë ne patjetër duhet të bëjmë riantarësime. Këto janë thjeshtë aludime që hidhen tani. Nëse kandidatët do të kishin patur probleme me këto, nuk duhet të kishin hyrë në garë.

Xhokaxhi: Ky proces i riantarësimit pati si pasojë mospjesëmarrjen në votim, ose pengimin e ish-anëtarëve për të votuar?

Xhaferri: Aspak, rregulli ishte se në 15 shtator mbyllet riantarësimet, pastaj duhet të dorëzonim 1500.

Xhokaxhi: Kush ka tentuar të sabotojë procesin?

Xhaferri: Unë personalisht kam qenë i shigjetuar tërë kohës nga disa rryma brenda PD-së. Unë kam patur një sulm nga disa faktorë brenda partisë dhe jashtë saj, të cilën kandidatë e tjerë e kanë faktorizuar. Nëse unë dal fitues nuk është një garë e paracaktuar, por kontestim i paracaktuar.

You may also like