A rrezikon vërtet Juve pjesëmarrjen në Champions? Me këtë mesatare pikësh do të ishte jashtë…

by admin
Spread the love

Shtatë pikët në tetë ndeshjet e fundit do të thotë se Juventusi ka mesatarisht më pak se një pikë për ndeshje për dy muajt e fundit. Për të qenë të saktë, 0.875.

Për ata që udhëtonin me shpejtësi të trefishtë, 52 pikë në 21 ndeshjet e para (2.47 mesatarisht), jo vetëm qw kanw ngecur, por ka edhe një ndryshim shqetësues i ritmit për sa i përket objektivit sezonal, ai kualifikimi për Ligwn e Kampionëve që dukej thjesht një formalitet.

Në dhjetë ndeshjet e mbetura, do të thotë të shtohen 9 pikë ndaj 59 të arriturave deri më tani. Shanset janë 68, nën 70 të treguara gjithmonë nga Alegri për kualifikimin në Champions League. A nuk do të mjaftonte me të vërtetë kjo për të hyrë në katër të parat?

Vitin e kaluar 70 pikë i dhanë Milanit kualifikimin në Ligën e Kampionëve, por ata kishin përfunduar në vendin e pestë për sa i përket pikëve të shënuara duke pasur parasysh rënien e Juves në renditje për shkak të dënimit prej 10 pikësh, përndryshe ato pikë nuk do të mjaftonin.

Dy vjet më parë, 70 pikë ishin të mjaftueshme që Juventusi të përfundonte në vendin e katërt përpara 64 të Lazios në vendin e pestë. Tre vjet më parë, 77 nuk i mjaftuan Napolit për të përfunduar në Champions League, me vendin e katërt me 78 pikë. Katër vjet më parë me 70 pikë Roma përfundoi e pesta. Pesë vjet më parë Atalanta dhe Inter shkuan në Champions me 69 pikë, gjashtë vite më parë nuk mjaftonin 72 për Lacion (që përfundoi në të njëjtin nivel me Interin).

Me katër italiane në Champions League, me pak fjalë, 70 pikë janë të vështira për t’u kualifikuar, 68 deri tani asnjëherë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like