A rrezikon Çavi shkarkimin pas turpërimit në “El Clasico”? Në Spanjë janë të sigurt për të ardhmen e trajnerit

by admin
Spread the love

Humbja e thellë e Barcelonës në finalen e Superkupës dëshpëroi të gjithë tifozët katalanas. Kjo për shkak se edhe ndodhi ndaj rivalëve të përjetshëm, Realit të Madridit.

Në rrjet kanë nisur aludimet se trajneri Çavi Hernandez mund të shkarkohet pas kësaj disfatë. Por media spanjolle “Mundo Deportivo”, raporton se spanjolli nuk rrezikon pasi drejtuesit e klubit i kanë dhënë besim për të vijuar së bashku.

“Ka zhgënjim, trishtim, kemi luajtur ndeshjen më të keqe. Mund të rikuperonim, por goli i 3-1 e komplikoi garën, na bënë keq me kundërsulmet. Tani nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të ringrihemi, e kemi bërë dhe më herët, Barcelona do të rikthehet”, u shpreh Çavi pas finales.

PANORAMASPORT.AL

You may also like