A po e ndihmon Ziadin Sela partinë e Ali Ahmetit? – Shqip

by admin
Spread the love

Kryetari i Kuvendit të ASH-së, Ziadin Sela është shprehur se veprimet e tij nuk e ndihmojnë BDI-në, ndërsa shtoi se koalicioni me opozitën shqiptare nuk garanton ndryshimin. Sela thotë se i qëndron mendimit që ASH të garojë e vetme në zgjedhjet e 8 majit.

“Ata janë tentativa për të shpërlarë trurin njerëzve. Nuk mund t’ia drejtosh gishtin ASH-së dhe ta akuzosh se në qoftë se del vetë po i ndihmon BDI-së dhe të koalicionosh me Izet Mexhitin që deri dje ka qenë nënkryetar i BDI-së dhe këtë ta plasosh para opinionit si tendencë për të sjellur ndryshimin. Kush ta beson këtë”, tha mes tjerash Ziadin Sela në Klan Debat./tvklan.mk

You may also like