A munden yndyrnat e pangopura të shkaktojnë inflamacion?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ekzistojnë dy lloje kryesore të yndyrnave të pangopura: Omega-3 dhe Omega-6. Për një kohë të gjatë është folur se si yndyrnat e pangopura Omega-3 mbështesin shëndetin e zemrës dhe kanë efekte anti-inflamatore.

Nga ana tjeter, yndyrnat e pangopura Omega-6 janë parë si jo të shëndetshme. Kjo për shkak se në disa studime është vënë re se kanë rol ndërmjetësues tek inflamacionet.

Ky mendim ka ndryshuar pas hulumtimeve të tjera që kanë treguar se këto yndyrna janë gjithashtu të afta të bëjnë që inflamacioni të largohet. Studime me afatgjata kanë parë që nivelet më të larta të Omega-6 bashkëshoqerohen me rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit. Hulumtimet e shumta tregojnë se yndyrnat e pangopura, të marra nga një dietë e balancuar, janë të mira për shëndetin.






Artikulli MëparshëmA është i shëndetshëm vaji i kokosit?
Artikulli TjetërMuaji kundër kancerit të gjirit, Paloka: Ja oraret dhe dokumentet për kryerjen e egzaminimit në Poliklinikën Qëndrore


You may also like