A mund të humbasim kilogramë kur flemë gjumë? Camaj tregon kohën ideale për të fjetur, për një jetesë të shëndetshme

by admin
Spread the love

Trajneri i fitnesit Marin Camaj ditën e sotme ka qenë i ftuar në emision e mëngjesit “Wake Up” ku ka treguar kohën ideale e të fjeturit gjumë dhe për ushtrimet që duhet të bëjmë në palestër.

Camaj në fillim tregon se një gjumë i mirë na ndihmon të humbasim peshë dhe të jemi më të shëndetshëm.

Sipas tij, koha ideale për të fjetur gjumë është ora 10 e darkës me 2 të mëngjesit sepse çlirohet hormoni i zhvillimit nervor edhe fizik. Alkooli gjithashtu është shkaktari kryesor i një gjumi të parehatshëm sepse prish strukturën e gjumit. Ruajtja e balancave të ushqimit dhe dieta është shumë e rëndësishme për të bërë një gjumë të mirë.

Fizioterapisti, gjithashtu tregoi për një studim të ri që lidhet me personat të cilët kanë dëshirë të humbasin peshë. Studimi vërteton se, nëse trajneri gjatë kohësh që klientët po ushtrohen në palestër ju jep siguri dhe kurajo se ata do humbasin peshë, gjasat janë në përqindje më të lartë se ata do humbasin peshë.

Sa për i përket palestrës trajneri tregoi se ka persona që bëjnë abonim 1 vjeçar në palestër dhe nuk vijnë.

“Përfitimet më të mëdha të palestrave, bëhen nga abonimet 1 vjeçare ku shumica më e madhe nuk vijnë, pra paguhet palestra dhe nuk vijnë sepse abonimi është kështu, ti ke një kohë të gjatë ke plot një vit dhe kështu ju ik viti, kam shumë shokë të mitë që e kanë bërë këtë gjë”, u shpreh trajneri.

Një ide tjetër e njerëzve të cilët mendojnë se blerja e rrobave të reja të palestrës i ndihmon ata të humbasin peshë dhe të shkojnë në palestër. Në fund trajneri ju kërkoi të gjithëve ti bashkon sfidave të tij të reja në Instagram.

“Diçka që kam nxjerrë së fundmi është një sfidë me inicialet e emrit ku çdo shkronjë nga A te Zh ka një ushtrim përkatës, janë ushtime që mund të bëhen edhe në shtëpi, janë shumë praktike mund të bëhet nga kushdo”, këshilloi ai.


Top Channel

You may also like