A ka bërë operacione plastike? Përgjigjet Amarda Toska: Deri tani…

by admin
Spread the love

Moderatorja e njohur, Amarda Toska, ka spikatur gjithmonë për paraqitjen e saj fixike. Edhe pse tashmë është nënë e dy fëmijëve, ajo vazhdon të jetë në linjat e duhura trupore.

Ami ka linja perfekte për të cilat është komentuar vazhdimisht. Së fundmi, e pyetur nëse ka bërë ndonjë operacion plastik, moderatorja e ka mohuar, duke u shprehur se momentalisht nuk ka ndërmend.

Ami ka theksuar se më vonë nuk i dihet… “Asnjë operacion plastik. Dhe momentalisht nuk është se e kam ndërmend! Më vonë me kismet”, ka shkruar ajo në Instastory.

Kujtojmë që Amarda Toska aktualisht është shkëputur prej disa kohësh nga ekrani, duke iu përkushtuar më shumë biznesit të saj.

You may also like