“A gjeni vend në Europë përveç nesh që të ndodhë kjo?!” Erion Braçe shpërthen i revoltuar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka mbajtur një qëndrim mjaft kritik sot në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, teksa po diskutohej për çështjen e taksës së naftës.

Deklarata e Braçes:

“Po e theksoj edhe njëherë se do na vijë kostoja e punës së bujkut. Nuk rriten tatimet dhe taksat kur rriten çmimet. Nuk ka vend në Europë, nëse ma gjeni që po dikton paketë fiskale me taksa të rritura, ok tërhiqem unë kërkoj shumë ndjesë. Po sërish tek radha e favoreve, kemi rënë dakord që të hiqen të gjitha. Me tatime e taksa, me normë e procedurë. Thënë këtë, kam shkëputur vetëm një. TVSH 6% për të gjithë furnizimet për hotelet me 5 yje. Pse? Sepse këtij segmenti i kemi bërë një favor. i kemi thënë të drejtën të marrë licencën për kazino dhe lojëra fati.”, u shpreh Braçe.

You may also like