A do të startoj Spalleti me Rrahmanin në qendër të mbrojtjes? Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Napoli – Lecicester City

by admin
Spread the love

Sonte me fillim nga ora 18:45 do të zhvillohet derbi mes skuadrës së Napolit dhe Leicester Cityt, i vlefshëm ky për xhiron e gjashtë dhe të fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Të dy skuadrat i ndajnë një pikë në Grupin C, ku Napoli renditet në vendin e tretë me shtatë pikë, një sosh larg Leicester që zë vendin e parë.

Në xhiron e fundit, skuadra italiane u mposht me rezultat të ngushtë 2:1 nga Spartak Moscow, kurse Leicester shënoi fitore 3:1 kundër Legia Warsawa.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Napoli do të mungojnë Insigne, Koulibaly, Lobotka dhe Zanoli, kurse për Leicester nuk do të paraqiten Amartey, Benkovic, Daley-Campbell, Fofana, Iheanacho, Justin, Lookman, Pereira, Perez dhe Vestergaard.

FORMACIONET ZYRTARE:

You may also like