A do të ketë një bashkëpunim mes tyre? Ja si përgjigjen Ronela Hajati dhe Fifi

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, nuk e përjashton mundësinë e të bërit një bashkëpunim me artisten Fifin. “Kur do bësh një bashkëpunim me Fifin” e ka pyetur një ndjekës Ronelën në Instagram.

Për këtë, Ronela ka thënë se Fifi është momentalisht e angazhuar me të birin e saj. “Fifi po merret njëherë me një dashuri të vogël që sapo ka ardhur në botë”, ka shkruar Ronela.

Këtë përgjigje të saj e ka ripostuar Fifi, duke thënë se po i pëlqen kjo ide. “Mu po më pelqen ideja me e shqyrtu” ka shkruar Fifi.

Mesa duket, mund të kemi një bashkëpunim nga dy prej artisteve më të dashura për publikun…

You may also like