A do të kandidojë Krenar Lloga për deputet dhe në cilën zonë? – Shqip

by admin
Spread the love

Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Krenar Lloga në Klan Debat u shpreh se do të ishte e pandershme nga ana e tij, nëse nuk do të pranonte të përfshihej në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

“Unë do të desha që të jem pjesë e listave të Aleancës pavaërisht numrit që do të më besohet sepse vota u jep më shumë besim në gjitha proceset… Absolutisht, do të ishte e pandershme nëse një politikan, sidomos i qeverisë, do të refuzonte të jetë pjesë e listave parlamentare”, theksoi Lloga.

Organet partiake, sipas Llogës, do të përcaktojnë se në cilën zonë do të garojë ai.

“Nuk besoj që vendlindja do të duhet të jetë detyrimisht edhe vendi ku ju duhet të votoheni sepse unë përafërsisht ka më shumë se viti 2018 që e jap kontributin tim në Shkup. Por do të isha i nderuar akoma më shumë nëse kisha qenë edhe kandidat i zonës së pestë zgjedhore sepse përfshin ato skajet e shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët kanë më shumë nevojë për zë parlamentar, përfshirë këtu edhe zonat e thella si të Manastirit, Dollnenit, Prespës, Krushevës, por kuptohet edhe të Këçovës, Strugës dhe Dibrës”, tha Krenar Lloga në Klan Debat me XHumadije Ibraimin./KlanMacedonia

You may also like