A do të donte të bëhej pjesë e Big Brother VIP? Ja si përgjigjet Arjan Konomi

by admin
Spread the love

Prej gati tre vitesh, Arjan Konomin e shohim çdo ditë në ekran, si një nga opinionistët e programit të dashurisë ‘Përputhen’. Ai jep mendimet e tij lidhur me konkurrentët e këtij emisioni dhe lidhjet e dashurisë që lindin në këtë program.

Së fundmi, ndjekësit e emisionit kanë pasur mundësinë që t’i bëjnë pyetje të ndryshme Arjan Konomit, lidhur me çështje të ndryshme. Një prej pyetjeve që tërhoqi vëmendjen ishte nëse opinionisti do të futej në shtëpinë e Big Brother VIP.

Arjani është shprehur se nuk do ta pranonte një ftesë të tillë për dy arsye, e para sepse ai ka qenë opinionist për disa vite me radhë në këtë reality show dhe e dyta është se ai nuk do të mund të rrinte dot i mbyllur.

“Jo nuk do të doja të hyja, e para për shumë vite kam qenë opinionist dhe e dyta nuk do të mund të rezistoja dot aty brenda. Unë jetoj edhe i mbyllur me lexim e shkrime kur jam në botën time, por në këtë rrethanë nuk do të rezistoja dot i mbyllur” – u përgjigj Arjan Konomi në ‘Përputhen’.

You may also like