Vendi ynë, sot më shumë se kurrë, ka nevojë për vlerat që përçon kjo festë

by admin
Spread the love

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.

Me rastin e kësaj feste, Haradinaj ka vizituar disa familje në Klinë e Ferizaj.

“Për shekuj me radhë ne shqiptarët kemi kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetrit. Sipas traditës sonë të çmuar, sot kam ndarë gëzimin e festës së Pashkëve, me familjet Kolaj në Zllakuqan, Marleku në Klinë dhe Zefi në Bibaj të Ferizajt”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas tij, Kosova më shumë se kurrë, sot ka nevojë për vlerat që përcojnë Pashkët.

“Vendi ynë, sot më shumë se kurrë, ka nevojë për vlerat që përçon kjo festë. Për shumë mot Pashkët. Festofshim gjithmonë të bashkuar”, ka shtuar ai.

You may also like