Donaldi komenton zinxhirin, ja pse nuk e zgjodhi Einxhel

by admin
Spread the love

Zinxhiri i eleminimit të dyfishtë të mbrëmjes së djeshme ka shkaktuar shumë debate në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” të nisur kryesisht nga Einxhel, e cila, së bashku me partnerin e saj Dj Dagz është konsideruar më pak e preferuara nga banorët.

Kjo situatë nuk u prit mirë nga dyshja, të cilët thanë se janë ndjerë të prerë në besë nga banorët që, sipas tyre, gjatë gjithë ditës i lavdëronin, ndërkohë që gjatë “PRIME”-it, nuk i zgjidhnin për t’i shpëtuar.

Ndërkohë, Beatrix dhe Donald kanë diskutuar për të gjithë situatën e ndodhur, duke komentuar reagimin e Einxhel.

Aty, Donaldi ka sqaruar dhe arsyen se pse nuk e ka zgjedhur Dagz, duke thënë se ka dashur të largojë moderatoren nga gara.

Beatrix: Tha e bëtë kurban Dagzin, rrini me Egzonën tani. Sot nuk më ke parë në sy gjithë ditën që dje.

Donald: E bëtë kurban Dagzin e? Pse nga ta dinim si do shkonte ajo gjëja? Unë Dagzin nuk e kam zgjedh prej Einxhelit se e di që zgjedh Einxhelin. E them pastërtisht fare. Unë nuk dua të dal Dagzi, dua të nxjerr atë jo Dagzin.

Beatrix: Se dinte askush si do shkonte kjo gjëja.

Donald: Po të kishte zgjedhur Dagzin Monika, do ishe ti me Beniadën. Se marr vesh Einxhel këto kohë, te dhoma e suitës te meksikani ishte fundi.


You may also like