Jo vetëm e preferuara në program, dy ish-konkurrentë të “Për’puthen” ngacmojnë Efin

by admin
Spread the love

Ifigjenia, e njohur si Efi është një nga konkurrentet që ka marrë më shumë vëmendjen e djemve këtë sezon.

Për momentin ajo është e preferuara e djemve në program, ku: Bruno, Bledi, Samiu, Aldisi dhe së fundmi Mevlani kanë shprehur pëlqim të fortë për të.

Efi duket se nuk është e pozicionuar askund, pavarësisht se ka shprehur pëlqime më shumë për Brunon dhe Bledin.

Mesa duket bukuroshen nuk e pëlqejnë vetëm konkurrentët brenda programit, por edhe ish-konkurrent.

Në një live që po zhvillonte konkurrentja, ish-konkurrentët Atdhe Xharavina dhe Eduard Kuçi po i komentonin njëkohësisht të njëjtat figura (emoji). Efi nga ana tjetër nuk i ka kthyer përgjigje dy ish-konkurrentëve.

Atdheu me Eduardin janë miq bashkë.

Efi që me hyrjen e saj ajo tërhoqi vëmendjen për ngjashmërinë me prezantuesen Bora Zemani dhe këngëtaren Elvana Gjatën.

Po sigurisht vëmendja nuk mbaroi me aq dhe në rrjet filluan të qarkullonin foto të saj përpara se ajo të bëhej pjesë e “Për’puthen”.

Faqja “Vipat e Bllokut” ka shpërndarë disa foto dhe Efi në një live të zhvilluar u shpreh se i vjen keq që njerëzit gënjehen aq lehtë nga photoshop-i.

Ndërsa në Instagram Story ajo postoi disa foto të saj kur ka qenë e vogël, për të treguar se nuk ka ndryshuar aspak dhe se nuk ka operacione.


You may also like