Arben Taravari: Më 15 dhjetor nuk merret data, do ta shihni shpërthimin brenda Qeverisë

by admin
Spread the love




Duke folur për nismën për rrëzimin e Qeverisë, Arben Taravari, tha se iniciativa ka nisur me 63 deputetë.

“Kryeministri ishte në dorëheqje. Tendenca e partive opozitare është ta rrëzon këtë pushtet. Parti të pushteti na janë paraqitur se kanë pakënaqësi, se do të na bashkëngjiten pasi të bie kjo qeveri. Këtë tendencë e ndali BDI më tepër. Te shqiptarët ka dy blloqe. Mendui në listën e zezë Amerikane dhe Ali dhe blloku tjetër Ziadini, Afrimi dhe Bilalli”, tha Taravari.

Ai tha se motivi i shqiptarëve për ta ndryshuar BDI-në është i madh. Taravari beson se nuk do të merret data km 15 dhjetor.

“Edhe 15 dhjetor, me probalitet më të madh nuk bëhet. Nuk bëhet 15 dhjetori. Dikujt i duhet arsyetim për atë që është shit-blerë apo vetëizolu apo strehu, i duhet arsyetim. Ka shumë pakënaqësi brenda qeverisë. 15 dhjetori do të kaloje, 99% nuk merret data, ju do ta shihni shpërthimin brenda qeverisë”, tha Taravari në emisionin  debativ në TV SHENJA.


You may also like