E konfirmuar: Kryetari i Zveçanit e ai i Zubin Potokut japin betimin të enjten – ende nuk dihet për Leposaviqin

by admin
Spread the love

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, e ai i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, do ta japin betimin si kryetarë të rinj të enjten duke filluar nga ora 10:00.

Lajmin për Klankosova.tv e kanë konfirmuar të dy kryetarët e komunave veriore.

“Të enjten jepet betimi, seanca do të nisë nga ora 10:00”, janë shprehur Peci e Zeqiri për Klankosova.tv.

Ndërsa, kryetari i Leposaviqit, Lulëzim Hetemi, ka thënë se ende nuk dihet nëse ai do ta japë betimin ditë e njëjtë, porse e konfirmoi se asambleja do të konstituohet enjten.

“Do ta formojmë asamblenë, e pastaj shohim nëse do ta jap betimin. Seanca për asamble do të nisë nga ora 13:00”, është shprehur Hetemi për Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like