FOKUS – Sunak: Refuzimi im për negocimin e pagave të sektorit publik, gjëja e duhur në planin afatgjatë

by admin
Spread the love

LONDER, 24 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik, Rishi Sunak deklaroi se është i trishtuar dhe i zhgënjyer për grevat e infermierëve dhe punonjësve të transportit në vend,  por këmbënguli se refuzimi nga ana e tij për të negociuar për pagat e sektorit publik është gjëja e duhur në planin afatgjatë.

Kryeministri e mbrojti qeverinë dje duke thënë se po vepronte “drejtësisht dhe në mënyrë të arsyeshme”, por këmbënguli se ai ”nuk mund të lëvizë ose të rrezikojë të nxisë inflacionin”.

Refuzimet e tij për të ofruar oferta të rritura të pagave nënkuptojnë se ka pak mundësi që mosmarrëveshjet të përfundojnë, me stafin kufitar që ka dalë më i fundit në grevë dhe infermierët që njoftojnë veprime të reja dhe të përshkallëzuara.

Personeli ushtarak po kontrollon pasaportat në aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar pasi rreth 1 000 persona nga Forcat Kufitare në aeroportet përfshirë Heathrow, Gatwick, Glasgow dhe Manchester u larguan dje.

NHS, tashmë duke vuajtur nga grevat e mëparshme të infermierisë dhe ambulancave, do të goditet sërish më 18 dhe 19 janar nga një largim i ri nga anëtarët e Kolegjit Mbretëror të Infermierisë (RCN).

“Jam vërtet i trishtuar dhe jam i zhgënjyer për përçarjen që po i shkaktohet jetës së kaq shumë njerëzve, veçanërisht në kohën e Krishtlindjeve”, tha Sunak.

Por duke folur me transmetuesit gjatë një vizite në një godinë për të pastrehët në Londër, ai këmbënguli se ka “vepruar në mënyrë të drejtë dhe të arsyeshme” në pranimin e rekomandimeve të pagave të sektorit publik.

“Ajo që po përpiqem të bëj është të marr vendimet e duhura afatgjata për vendin për të mirën e të gjithëve”, shtoi ai.

“Dua të sigurohem që ne ulim inflacionin, pjesë e kësaj është të qenit përgjegjës kur bëhet fjalë për përcaktimin e pagave të sektorit publik. Në terma afatgjatë, është gjëja e duhur për të gjithë vendin që ne mundim inflacionin”, theksoi Sunak./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like