ShBA-ja me vëmendje kah Ballkani, pritet rol dinamik i administratës Biden në dialog

by admin
Spread the love

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shfaqur veprime konkrete se do të përfshihen aktivisht dhe konkretisht në çështjet e hapura të Ballkanit Perëndimor, thanë njohësit e politikave ndërkombëtare për Ekonomia Online.

Ata po e konsiderojnë si
shtim të interesimit,  emërimin e një numrit
të madh diplomatëve me eksperiencë në Ballkan nga administrata Biden.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare,
Avni Mazreku, thotë se ShBA-ja ka investuar shumë në stabilitetin evropian,
prandaj ka interes të madh që çështjet e hapura në Ballkanin Perëndimor të
mbyllen.

“Mendoj që
domosdoshmërish situata në Ballkanin Perëndimor, në raport me krejt këto pika çka
quhen pika nearologjike globale t’u përfshi prej Lindjes së largët, çështjes së
Detit të Zi, dhe raporteve evropiane, administrata amerikane ka një ndër prioritete,
për t’u fokusuar në çështjet e hapura, për arsyeje se ShBA-ja ka investuar shumë
në stabilitetin evropian. Stabiliteti evropian lidhet esencialisht me
stabilitetin e Ballkanit Perëndimor duke pasur parasysh kaluarën e afërt dhe të
largët. Kur po themi të kaluarën e afërt, kur po themi që Ballkani Perëndimor
ka qenë vendi i vetëm që procesin  e formimeve ekonomike dhe politike e ka
kalua përmes luftës, për dallim prej Evropës Lindore e Qendrore, që kanë
ndodhur në një kontest më paqësor. Prandaj, marr parasysh krejt kontestin
historik dhe aktual dhe interesin e ShBA-së për të pasë një Evropë stabile kjo
do ta prioritizoj në kuadër të politikës së jashtme çështjen e Ballkanit Perëndimor”.

Mazreku tha për EO se i
dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka bërë të qartë politikën
e administratës së Joe Biden, se kujdesi për dialogun Kosovë-Serbi nuk do të
mungojë.

“Janë parë edhe veprime
konkrete, që mund t’i absorbojmë si mesazhe politike të administratës Biden, se
ata do të merren aktivisht dhe konkretisht me çështjet e hapura dhe të pa
mbyllura të Ballkanit Perëndimor. E çështjet e pa mbyllura janë raportet Kosovë-Serbi,
përkatësisht obstruksionet për destabilizim të Ballkanit Perëndimor që bëhen
nga faktorë të tretë, duke e përdorë qeverinë e Serbinë. Prandaj, administrata
amerikane, përmes përfaqësuesit të saj Escobar ka dhënë mesazhet e qarta se
zhvillimet në Ballkan do t’i përcjell shumë kujdesshëm dhe do të jetë aktive në
proceset e saj”. 

Po ashtu edhe ish-
ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, tha për
Ekonomia Online se ShBA-ja do të rikthehet në Ballkan ashtu sikur ishte para
administratës të ish-presidentit Donald Trump.

“Po tani është
ë qartë se Biden dhe administrata e tij janë duke i vendosur prioritete sa i përket
politikës së jashtme, dhe është pikërisht Evropa apo më saktësisht rajoni i
Ballkanit, ku tani do të zgjeroj fokusimin e tij politikë gjatë periudhës së
ardhshme. Ky ka qenë edhe një prioritet i theksuar në rastin e inaugurimit të
tij si president dhe me këtë ShBA-ja rikthehet në Ballkan si në periudhën para
administratës së Trump. Presim që të ketë një angazhim më të përafërt me
Ballkanin”.

Tutje, Spahiu thotë
se ShBA-ja do të jetë e pranishme për Kosovën në procesin dialogues me Serbinë,
duke shtuar se emërimet e diplomatëve japin shpresë se roli i administratës
amerikane do të jetë më dinamik.

“Unë mendoj se
BE-ja do të vazhdojë të jetë ndërmjetësuesi në dialogut, ndërkohë ShBA-ja nuk
do të jetë drejtpërdrejt. Por, ShBA-ja do të jetë e pranishme sidomos me palën
kosovare në këtë proces dhe kjo është mjaft inkurajuese, të paktën të mos na
lejojnë që të bëjmë gabime gjatë këtij procesi”.

“Angazhimi i fokusuar i ShBA-së dëshmohet me faktin se tani kemi një 5-she diplomatësh shumë më përvojë dhe njohës shumë të mirë, kështu që mund të shpresojmë për një rol shumë më dinamik të ShBA-së në këtë pjesë, e kjo është e rëndësishëm me ngritjen e kërcënimeve nga Serbia e Rusia”.

You may also like