E pyesin se cilin konkurrent mbështet në DWTS, Arbana ‘sulmon’ jurinë: Më nervozojnë!

by admin
Spread the love

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të preferuara dhe më të komentuara nga publiku shqiptar. Ajo është në qendër jo vetëm të opinionit publik, por edhe mediave, sidomos së fundmi, kur është konfirmuar se bukuroshja e televizionit do të jetë moderatore e edicionit të dytë të Big Brother VIP 2 dhe Festivalit të Këngës në RTSH.

Së fundmi, moderatorja ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në rrjete sociale, ku ndër shumë pyetje, ndjekësit kishin kuriozitet të dinin edhe rreth preferencave të saj në “Dancing With The Stars” dhe se cilin prej personazheve VIP ajo mbështet.

Mirëpo, përgjigja e Arbanës u fokusua tjetërkund dhe vendosi të ishte paksa diplomate në përgjigjen e saj, duke thënë se të gjithë kërcejnë aq mirë saqë nuk kupton gjykimet e jurisë, të cilët sipas Arbanës gjejnë bishta për gjëra koti.

Realisht, po shihja dhe mbreme dhe une si nje njeri qe s’di te kercej fare (po fare fare) mahnitem nga ata. Madje ajo juria here pas here me ben nervoze se them si ka mundesi qe nuk iu pelqeuuuuuuuuu: gjejne bishta per ca gjera kot ata konkurentet bejne cudira. Mos me pyesni mua, se mua si kercimtare me pelqejne te gjithe. Pa perjashtim.”– shkruan moderatorja në rrjetet e saj sociale.

You may also like