MYNIH – IFO: Gjermania humb 110 miliardë euro për shkak të rritjes së çmimit të energjisë

by admin
Spread the love

MYNIH, 8 nëntor /ATSH-DPA/ – Rritja e shpejtë e çmimit të energjisë do t’i kushtojë Gjermanisë rreth 110 miliardë euro (110 miliardë dollarë) të ardhura reale midis viteve 2021 dhe 2023, sipas Institutit të Kërkimeve Ekonomike, IFO.

“Rënia aktuale e të ardhurave reale ka të ngjarë të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme”, tha shefi i çështjeve ekonomike në IFO, Timo Wollmershauser.

Të ardhurat reale janë të ardhura të përshtatura me inflacionin.

Sipas studimit, miliardat e humbura janë shuma që janë shpenzuar për importet e energjisë nga vendet e tjera, përjashtuar Rusinë; 35 miliardë euro vitin e kaluar, 64 miliardë euro këtë vit dhe nëntë miliardë euro të tjera në 2023.

“Në total, kjo do të ishte humbja më e lartë e të ardhurave reale që nga kriza e dytë e naftës, në fund të viteve 1970”, sipas IFO-s.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like