Analiza/ Milan nuk dorëzohet kurrë, Giroud gjithmonë vendimtarë

by admin
Spread the love

Gjithçka ose thuajse gjithçka e varur nga Olivier Giroud. Goli për 3 pikët ndaj Spezias e ngjit Milanin në klasifikim dhe mbi të gjitha, e mban në ritmin e Napolit, që nuk ka të ndalur edhe pas sfidës me Atalantën. Një gol me shumë vlerë, për minutën që erdhi dhe mbi të gjitha për rëndësinë që pati, sidomos në ambientin e skuadrës, referuar atmosferës në krahasim me vendin e parë.

Është thënë shpesh që titulli vendoset në pranverë. Për këtë, këto ndeshje të fundit përpara Botërorit, duket se marrin vlerë të dyfishtë.

Ndeshja ndaj Spezias duhet pranuar që nuk shkoi në shinat e duhura për kuqezinjtë, me gjithë dy tranversat dhe pritjet e Dragoëskit. Në këtë moment, është e vështirë të bësh pa Bennacer, autori i asistit por i ndëshkuar me karton, detyroi Piolin që në të dytën të hedhë në vend të tij Tonalin.

Njësoj edhe për Tonalin, i cili është gjithmonë një rrezik për kundërshtarin kur kap topin, por për pjesën tjetër bëhet irritues kur vonon finalizimin e aq më tepër, në fazën e mos zotërimit të topit.

Origi ka dhënë sinjale të rëndësishme, megjithatë për asnjë moment nuk ka dhënë garancinë që të mund të ketë të njëjtin rendiment si Giroud.

Ky i fundit do të mungojë ndaj Cremoneses, për shkak të kartonit të kuq, marrë pas festës së golit. Dhe në fakt, ndoshta s’do të jetë aspak habi të shihet Rebic si pikë referimi në majën e sulmit, në vend të belgut.

Gjithsesi, taktika e përzgjedhur nga Pioli, që varion me sulmet dhe mbi të gjitha me goditjet nga distanca, duket se po japin rendiment. Ndoshta, krahasimi me Napolin tani është i gjithi në favor të skuadrës së Spalletit, mirëpo nga janari kur edhe mund të konsiderohet se nis një tjetër kampionat, Milan do të synojë që të ketë të tjera llogari me Osimhen & Co. Ky kampionat ka akoma shumë për të dhënë, dhe këtë, duket se gjithnjë e më tepër e vërteton Giroud, i cili nuk dorëzohet kurrë. /oversport.tv

You may also like