Bislmoski: Është i domosdoshëm shpenzim racional i energjisë

by admin
Spread the love




Sezoni i ngrohjes filloi në pajtim me rregullat për furnizim dhe rregullat e rrjetit për 60 mijë konsumatorë, ndërsa furnizimi me energji elektrike për 611 mijë amvisëri gjatë periudhës së kaluar është stabil, por edhe përkundër kësaj nevojitet shpenzim racional i energjensave, theksoi Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Uji (KRRE), Marko Bislimoski, në takimin e rregullt mujor dhe koordinues me kompanitë energjetike.

Ai potencoi se gjendja energjetike në Evropë është komplekse, çdo shtet i modelon zgjidhjet në bazë të solidaritetit – ndihmesës me njëri-tjetrin dhe shpenzimit racional të energjisë elektrike.

“Në takim folën për tre postulatet në bazë të së cilave menaxhohet gjendja: realizimi i prodhimit të planifikuar të rritur për energjinë elektrike që nënkupton mbulim 100 përqindësh të nevojave për amvisëritë dhe konsumet e vogla, si edhe tepricën e energjisë që do të drejtohet nga ekonomia. Paralelisht, në takim u vlerësua si pozitive ndihma e targetuar për kategoritë e cenueshme – nisma e KRRE-së dhe rekomandimi i Bashkësisë Energjetike. Masat e koordinuara të sistemit do të ndihmojnë që të amortizohet gjendja dhe t’u ndihmohet atyre që kanë më së shumti nevojë. Jemi para muajve në të cilat temperaturat do të jenë më të ulëta, prandaj nevojitet shpenzim racional i të gjitha energjensave”, deklaroi Bislimoski.

Në takim të pranishëm ishin përfaqësues të kompanive energjetike EMV, MEPSO, EVN Houm, Elektrodistribucioni dhe MEMO.


You may also like