11 arsye pse nuk po rriteni në detyrë

by admin
Spread the love

Kur prisni me padurim të rriteni në detyrë, është shumë e lehtë të harroni ato që duhet të bëni për ta arritur këtë gjë. Shpesh punonjësit humbasin në atë që janë duke bërë dhe harrojnë që puna e përditshme, detajet e vogla që nuk u kushtojnë rëndësi, por që nuk ju lejojnë të ngjisin shkallët e karrierës.

Ja 11 arsyet që ju jeni duke bërë gabim që nuk ju lejojnë të rriteni në detyrë.

Jeni duke injoruar rregullat thelbësore të biznesit. Çdo kompani ka rregullat, zakonet dhe udhëzimet e veta. Ju duhet ti ndiqni ato rregulla me rigorozitet.

Jeni duke injoruar rregullat thelbësore të biznesit – Çdo kompani ka rregullat, zakonet dhe udhëzimet e veta.
Ju duhet t’i ndiqni ato rregulla me rigorozitet.

Jeni thjeshtë duke bërë punën tuaj – Flisni me shefat tuaj dhe bëjini të ditur suksesin e punës tuaj si dhe
kërkoni mbështetjen e tyre për projektet që keni. Kështu, ju i jepni shefave
tuaj dëshmi se ata mund të mbështeten tek ju.

Jeni duke përdorur një fjalor të varfër dhe plot gabime – Pasurojeni fjalorin dhe rregullojeni drejtshkrimin
tuaj për të qenë sa më të rregullt.

Nuk kërkoni këshilla – Kurioziteti dhe
ambicia juaj do të tregojë edhe zellin tuaj për të punuar dhe me këshillat
konkrete mund t’i arrini më shpejt sukseset.

Nuk shoqëroheni kurrë me ekipin tuaj të punës – Nëse kolegët janë duke shijuar një drekë apo pije jashtë bashkojuni dhe
ju. Konsiderojeni këtë një kohë të mirë për të mësuar më shumë rreth biznesit
dhe kolegëve.

Jeni duke punuar shumë, edhe jashtë orarit, por jo në mënyrë të zgjuar – Pyesni shefat, kolegët për një mënyrë më efektive të
zgjidhjes së punëve dhe problemeve.

Nuk mësoni asnjëherë asgjë të re – Kompanitë
duan persona që janë në gjendje të thithin ide të reja, inovative dhe më
efektive në punë.

Mendoni se nuk duhet të ndryshoni – Është fakt i ditur se punonjësit “urrejnë” qëllimet që vendosin
kompanitë dhe rezistojnë të ndryshojnë. Por, kjo është e gabuar.

Ankoheni shumë – Qëndrimi pozitiv
duhet t’ju shoqërojë kudo dhe duhet të jetë një mesazh për të gjithë.

Nuk jeni duke i kushtuar vëmendje të gjithë kolegëve në kompani – Kushtojini vëmendje dhe respekt të gjithë kolegëve
duke filluar që nga pastrueset, recepsionistet e deri te shefat.

Nuk kërkoni rritje në detyrë – Zhvilloni takime
dhe tregojuni performancën tuaj në punë për të kërkuar rritje në detyrë dhe
përgjegjësi.

You may also like