Video/ “Të gjitha rrugët na çojnë tek Deliu”, Tirana zyrtarizon afrimin e mesfushorit

by admin
Spread the love

Pasi humbi disa nga lojtarët kryesorë në këtë merkato vere, Tirana po forcon ekipin për të plotësuar hapësirat e lëna bosh. Kështu klubi kryeqytetas ka afruar së fundmi edhe ish-lojtarin e Laçit Ardit Deliu.

Ka qenë vetë klubi kryeqytetas që me anë të një postimi në Instagram ka zyrtarizuar këtë afrim. “Të gjitha rrugët na çojnë tek Deliu” shkruhej në videon e publikuar nga Tirana.

Ardit Deliu ishte pjesë e ekipit letonez Liepaja. Megjithatë, mesfushori ka ndërprerë bashkëpunimin me Liepajën, për t’u rikthyer në “Abissnet Superiore” ku do të vazhdojë karrierën me kampionët në fuqi. /oversport.tv

You may also like